Të gjithë mendojnë se superushqimet përfshijnë vetëm shportën e perimeve dhe frutave pa njohur vlerat ushqyese të ushqimeve të tjera. Një ndër to është dhe mëlçia e nuk ka rëndësi nëse është e pulës, rosës apo viçit.
Ky superushqim, ndonëse jo shumë i përhapur, ka shumë për t’i ofruar organizmit të njeriut.
Këtu janë tri arsye pse duhet të filloni të hani këtë organ kafshe:
1. Përmban sasi të mëdha të vitaminës B12.
Vitamina B12 është e rëndësishme në përmirësimin e funksionit tonë qelizor dhe formimin e qelizave të kuqe të gjakut. Vitamina B6, B12 ndihmojne në zhvillimin dhe funksionin e serotonins (hormonit të lumturisë) në tru. Për ata që stresohen lehtë dhe nga gjëja më e voglë, mjaftojnë të marrin pak vitamin B dhe do të shihni si buza e tyre do të vihet në gaz.
Vitamina B6 dhe Vitamina B12 relaksojnë qelizat e trurit duke lehtësuar simptomat e depresionit. Sipas një studimi të botuar në American Journal of Clinical Nutrition, të rriturit që ishin diagnostikuar me këtë sëmundje të sistemit nervor kishin treguar përmirësime të ndjeshme pas shtimit të vitaminës B në regjimit ushqimor.
Përveç B12, mëlçia ka sasi të mëdha të folateve, biotinës dhe B6.
Mëlçia është e dobishme në parandalimin e anemisë.
Ky organ është i pasur me hekur dhe me vitaminë A. Kombinimi i folateve, B12 dhe hekurit së bashku me vitaminën A mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të luftuar natyrshëm sëmundjen.
Mëlçia është gjithashtu një burim i pasur i proteinave me cilësi të lartë dhe ka elementë që përfshijnë krom, zink dhe bakër.