5 gjëra që i ndodhin trupit gjatë ciklit menstrual

Ngërçe, luhatje humori, dhimbje, asgjë nuk është si në reklamat e pecetave higjienike ku femrat luajnë e qeshin të lumtura pa u shqetësuar fare. Në të vërtetë femrat duket se ato pak ditë dalin nga vetja e gjithçka kthehet në një dramë për to duke bërë që të reagojnë dhe t’i përjetojnë gjërat krejt ndryshe.

E gjitha kjo ndodh falë çrregullimeve hormonale e më poshtë do të lexoni 5 gjëra të çuditshme që i ndodhin trupit gjatë ciklit menstrual.

Toleranca juaj ndaj dhimbjes mund të bjerë

Rënia e nivelit të estrogjenit në fund të ciklit mund të shkaktojë dhimbje koke deri në migrenë. Cilado qoftë dhimbja juaj, femrat në këto kohë e vuajnë më shumë se zakonisht.

Mund të keni probleme me sistemin tretës

Ndryshimet e progesteronit gjatë ciklit menstrual mund të ndryshojnë lëvizshmërinë e zorrëve. Me fjalë të tjera, femrat gjatë kësaj kohe mund të vuajnë nga diarreja ose kapsllëku.

Mundësia për t’u prekur nga infeksionet rritet
PH i vaginës ndryshon para periodave gjë dhe kjo gjë rrit mundësinë për t’u prekur nga infeksionet vaginale.

Veç problemeve të përmendura më sipër, disbalanca hormonale ju bën të ndiheni të lodhura, të ngathta e të përjetoni marramendje, simptoma të cilat janë më të dukshme për të tjerët.