Supë me Vezë dhe Miell Misri

Përbërësit

4 kupa lëng pule (ose perimesh)
2 lugë çaji miell misri
3 kokrra vezë (të mëdha)
kripë (ose salcë soje)
7 feta xhinxher (i freskët, 2 cm, i qëruar dhe i prerë në feta rrumbullake)
1 shkop kanellë
1 lugë salcë soje
7 lule karafil
220 gr djathë Tofu (i prerë në copa)
220 gr kërpudha
4 qepë (të freskëta, të prera hollë)

Përgatitja
Hidhni lëngun në një tigan dhe vendoseni në flakë mesatare. Hidhni të gjithë aromatizuesit ekstra në një mbajtëse erëzash apo çaji në tiganin me lëng, uleni pak flakën dhe ziejeni për 15 minuta Më pas me ndihmën e një luge kullesë nxirrini të gjithë aromatizuesit jashtë dhe provojeni, shtoni kripë ose salcë soje sipas nevojës. Hidhni shtesat për supën dhe lëreni të ziejë dhe për 5 minuta.Ruani pak qepë për tia hedhur supës në fund.Hidhni në një tas ¼ e lëngut dhe përzieni në të një lugë me miell misri. Përziejeni masën me pjesën e supës dhe lëreni të ziejë dhe për 2 minuta.Më pas përzieni vezët me një lugë miell misri në një tas të vogël. Siguroheni që supa të jetë në flakë të ulët dhe hidheni masën ngadalë duke e përzier brenda në supë.Lëreni dhe pak sekonda sa të gatuhen vezët. Shërbejeni menjëherë me disa copa të prera hollë qepë të freskët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *