Kërkuesit në Universitetin e New Yorkut në Britaninë e Madhe (jo në SHBA), kanë mundur të zbulojnë se cili është shkaktari i erës së keqe që vjen nda sqetullat, kur ato janë të djersitura.
Bëhet fjalë për bakterin Staphylococcus hominis, një mikroorganizëm që pasi ushqehet me djersën tonë, nxjerr në ajër disa molekula që japin erën e keqe, të ngjashme me atë të squfurit. Shkencëtarët anglezë po mendojnë të ndërhyjnë në origjinën e problemit, duke studiuar për një deodorant të ri, i cili do të mund të parandalojë këtë bakter të riprodhojë këto substanca.
Testi- Puna kërkimore e ekipit britanik është përqendruar në gjenin që kodifikon proteinat përgjegjëse për prodhimin e tioleve. Pasi kanë izoluar bakteret që gjenden në sqetull, shkencëtarët kanë shtuar molekula pa erë të pranishme në djersën njerëzore.
“Molekulat pa erë dalin nga sqetulla dhe ndërveprojnë me mikrobiomën aktive, duke u futur në brendësi të baktereve”,- ka shpjeguar mjeku Daniel Baëdon.
3 këshilla natyrale për të shmangur erën e keqe të djersës
– Soda e bukës është një element që nuk mungon në asnjë shtëpi. Duke u vendosur në sqetulla, than lagështinë e lëkurës dhe e mban zonën të thatë më gjatë. Mënyra më e mirë për ta përdorur, është duke e aplikuar pas larjes në mënyrë që sqetulla të jetë e thatë. Është një zgjidhje ekonomike që parandalon erën e djersës.
-Uthulla e mollës është një tjetër element i rëndësishëm për trajtimin e sqetullave dhe zhdukjen e erës. Uthulla neutralizon pehashin e lëkurës dhe ndihmon për të mbajtur nën kontroll erën e keqe të sqetullave si dhe eliminon bakteret që shkaktojnë erën e trupit. Mund të lyeni një copë pambuku me uthull molle dhe më pas aplikojeni nën sqetull.
-Niseshteja konsiderohet si një zgjidhje perfekte për të larguar erën e keqe, për shkak se thanë lagështinë e tepërt në sqetulla dhe ndihmon për të ruajtur më gjatë freskinë. Pas dushit apo pas larjes së sqetullave, mjafton të përdorni pak niseshte në to dhe efekti është i garantuar.
Share this: