Sporti ne zi/ Ndahet nga jeta futbollisti shqiptar

Mëngjesin e sotëm në moshën 60-vjeçare është ndarë nga jeta si pasojë e një sëmundje ish-mesfushori, Aziz Gruda.

Këtë lajm e ka bërë publik vetë skuadra shkodrane me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”, ku shkruajnë se Gruda ka kontribuar me vite me radhë në sukseset e Vllaznisë ku u shpall kampion në sezonin 1991-1992.

Njoftimi i klubit të Vllaznisë

“Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta në moshën 60 vjeçare ish- futbollisti i Vllaznisë Aziz Gruda. Lojtari që ka kontribuar për disa vite me radhë në sukseset e skuadrës tonë, duke e shpallur edhe kampione atë në sezonin 1991-92, por edhe të gjithë njerëzve të njohur në një moshë të re. Kjo padyshim që është një humbje e madhe edhe për KF Vllaznia, i cili i gjendet pranë familjarëve dhe të afërmve të tij në këtë moment të vështirë.

I përjetshëm qoftë kujtimi yt Aziz Gruda!”