Ditën e sotme moti në vendin tonë është duke u karakterizuar nga reshje shiu thuajse në të gjithë territorin. Krahas shiut, në zona të caktuara siç është jug-lindje dhe veri-lindja është duke rënë dëborë
Ndërkohë, sipas Meteoalb reshjet pritet të intensifikohen gjatë mesditës dhe mbrëmjes ku zonat më të prekura do të jenë ultësira perëndimore, Shqipëria qendrore si edhe jugu, ku parashikohen edhe përmbytje.
Në ultësirën perëndimore parashikohen reshje shiu me intensitet 5 deri 10 milimetra në orë.