Sot, i ftohti polar sjell temperatura deri –4°C

Vija Bregdetare do të vijojë të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët. Ndërsa pjesa tjetër e territorit shqiptar do të jetë me kthjellime dhe herë pas here do të ketë kalime të pakta vranësirash, KU vranësirat pritet të jenë më të fokusuara përgjatë kufirit Lindor.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit MBETEN kostante në mëngjes, POR ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 13°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar dallgëzim 1 – 2 ballë.