Albërije Hadërgjonaj ka humbur një person shumë të dashur dhe i ndjeri ka qenë shoku i saj më i mirë, teksa e konsideron si ‘vëlla’.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja
Ajo shkruan se:‘Sot eshte dite zi je per gjithe familjen. Sot humbem sheqerin e familjes. Une nuk mundem ta besoj.
Alberti eshte djali i vajzes se dajes por per mua ishte shoku me i mire. Sa her mblidheshim ne ver gjat pushimeve verore ne te dy kishim nji mision.
Ti gezonim te gjithe e ne menyre te veqant nenat tona qe na rriten jetim! Alberti sa shume u luta per ty. Ta kaloje dhe te sheroheshe.
Une dua ti ngushelloj familjen ,nanen qe te rriti me shuuume halle,motrat qe te paten driten e synit,vllaun qe ja ke tha krahet miq e dashamir te Albertit. Me lot ne sy po them lamtumir. Zoti te shperbleft me parajsë’, shkruan këngëtarja Albërie Hadërgjonaj.