Mesazhi i Bratajt:
Kam deklaruar disa herë gjatë muajit korrik dhe gusht se do të kishte rritje të numrit të të infektuarëve.
Po ashtu kam deklaruar se detyrimi i maskës në ambientet e mbyllura dhe në transportin publik, respektimi i rregullave të distancës fizike, dhe mos lejimi i shkeljes së këtyre rregullave, do të ndikonte në uljen e infeksionit! Masat ndikuan!
Rritja maksimale e infeksionit ka pasur një ecuri tipike sipas datave të hapjes së lirimit të masave.
Data e fundit ishte transporti publik, ajo e 17 korrikut. Në javën e tretë pas hapjes pati një rritje të të infektuarëve duke arritur maksimumin në fundin e javës së katërt, tipike e sjelljes së virusit.
Infektimi ka qenë në masën 20.6% në muajt korrik dhe gusht por me një pik rreth 30.03 %. Po ashtu vd ekshmëria është rreth 3.1%.
Pra nuk ka pasur rritje. Kjo tregon se argesiviteti i virusit nuk është i njëjtë me muajt mars-prill.
Numri i të infektuarëve edhe pse u rritën kapacitetet e testimit ka pasur një maksimum deri në 178 të infektuar në ditë dhe vazhdon të jetë më pak se 200! Pra nuk është 1.000-2.000 në ditë!
Çfar ka ndikuar?
Qëndrimi në ambientet e hapura nuk lejon rritjen e përqindjes së virusit.
Sipas meje temperatura e lartë luan një rol të madh në uljen e mbijetesës së këtij virusi dhe uljen e agresivitetit të tij.
Ventilimi sidomos në zonat bregdetare ka qënë i rëndësishëm
Sëmundja Covid-19 ka ndryshuar mënyrën e shfaqjes së saj, nuk është agresive si në fazën e parë. Kjo duket edhe nga dy qëndrimet që mbajtën shtete të ndryshme në fillim të Pandemisë.
Nuk ka infeksion viral që nuk ka një fillim dhe një fund!
Nuk duhet të neglizhojmë në këtë periudhë pasi fillojnë shkollat, ulen teperaturat, rriten kontaktet nëpër lokale të mbyllura e të tjera.
Mbaj maskën në ambjentet e mbyllura
Ruaj distancën fizike
Respekto rregullat e higjenës
Mos lejo të tjerët ti shkelin ato.
Së bashku do ja dalim
Dr.Skender Brataj