Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, sot ka qenë në një takim me disa infermierët e rinj.
Lajmi që bëhet i ditur është se 50 infermierë të rinj do t`i bashkohen stafit mjekësor të spitalit Covid2 Shefqet Ndroqi, dhe aty ka vënë sërish theksin se forcimi i kapaciteteve spitalore edhe me burime njerëzore është në fokus të vazhdueshëm të qeverisë.
“Një pjesë e juaja, pra e armatës së re të spitalit Shefqet Ndroqi janë edhe një pjesë e infermierëve të cilët qenë pjesëmarrës në misionin e parë të dërguar në Itali dhe kanë marrë aty eksperiencën e nevojshme, eksperiencë e cila patjetër do të transmetohet tashmë në këtë spital. Janë 50 infermierë që i shtohen spitalit COVID2,Shefqet Ndroqi.”- tha ministrja Manastirliu