Një zjarr ka rënë pasditen e sotme te Shkëmbi i Kavajës në Durrës. Flakët janë konstatuar fillimisht pranë tunelit, te rruga dytësore, por era po favorizon përhapjen e shpejtë të tyre dhe zjarri po ngjitet lart në kodër.
Shtëllungat e tymit dallohen edhe në distancë, përgjatë zonës bregdetare Durrës-Golem.
Në vendngjarje sapo kanë shkuar zjarrfikësit që po mundohen të neutralizojnë përhapjen e mëtejshme të tyre.