Situata per shkak te koronavirusit në vend po bëhet mjaft shqetesuese ne vendin tone dhe duhet qe njerezit duhet te ken kujdes sepse ja ku perfunduam perseri drej karantines nese numri rritet me shume
Shefja prof. Najada Çomo tha se ka një rritje të numrit të të shtruarve gjatë ditëve të fundit, por dha edhe lajmin e mirë që falë punës së stafit, një pacient ka dalë nga intubimi dhe ky eshte nje lajmi i mire qe shpeton nje jete por duhet me shume kujdes.
Ndërkohë që Pipero shprehet: T’ju them të vërtetën nuk prisnim të kishim numër të lartë të rasteve në Qershor, por pas lehtësimit të masave të distancimit social, kjo ka ndodhur. Ajo që dua të them është që të mos ulim vigjilencën, të vijojmë të jemi të kujdesshëm pasi virusi është ende në qarkullim.
Shihni ne këtu jemi një ekipi i tërë mjekësh, infermierësh, sanitarësh, farmacistë, të cilët ditë dhe natë punojnë për t’ju gjendur pranë të sëmurëve. Ajo që është e rëndësishme është që njerëzit nuk duhet të ulin kurrë vëmendjen ndaj vetes, ndaj përkujdesit të higjenës dhe sjelljes në kolektiv, në mënyrë që të mos të harrojmë disa norma që i fituam gjatë javëve të vetëizolimit. Ato ishin të dobishme, do të jetë të dobishme nëse do të vijojmë t’i respektojmë. Ndërgjegjësimi, kujdesi, higjena, mbeten parësore në përballje të infeksionit të kësaj natyre sikundër është koronavirusi tha prof. Tritan Kalo.