Italia eshte e gjitha ne karantine por situata ne zonen e kuqe eshte e veshtire dhe ne 24 oret e fundit janë shtuar me 3590 rastet e infektimit duke e çuar në 24.747 numrin e përgjithshëm të personave të prekur si kurre me pare.
Italia eshte vendi i dyte ne bote per infektimin e larte me koronavirus.
Por jane sheruar mbi 2400 paciente dhe pritet qe numri te dyfishohet.
Ndersa 1672 janë nën terapi intensive me intubim kurse 9663 janë të shtruar në spitale në gjendje më pak kritike.
Kurse 9268 të tjerë janë të izoluar në shtëpi dhe gjendja e tyre eshte e mire.