Mjeku i njohur Petrit Vargu, teksa ka komentuar situatën e krijuar nga koronavirusi në vend eshte shprehur se situata eshte e vehstir dhe duhet shume kujdes ndaj kjo eshte koha ku duhet te jemi vigjilent.
Ai shprehet se Shqipëria ndodhet në situatë alarmante ndërsa shton se gjithçka është në dorën e 7 grave dhe të tjerët me deklaratat e tyre në studiot televizive janë përgënjeshtruar nga faktet ndaj mund te ndodhi dhe kjo.
Hapja e karantinës nuk u bë me një plan të strukturuar por me një urdhër. Do të hapeshin restorantet, mjetet publike, aktivitetet prodhuese, kush do hapeshin me herët e kush më vonë. u caktuan disa data me një buzëqeshje të shtirur te atyre që drejtojnë.
Njerëzit që drejtojnë shëndetësinë janë inkopetentë. Shqipëria me gjithë respektin e madh për gratë, është në dorën e 7 grave te zonjës Bino që është shumë e respektuar prej të gjithëve, dhe 6 punonjësve të tjerë.
Të tjerët dalin në studiot t e televizioneve. Nuk kanë nxjerrë asgjë përveç kollituni tek brryli dhe lani duart. Ato që kanë thënë nëpër televizione janë përgënjeshtruar nga faktet. Jemi në pragun ku agresiviteti është ulur por jo në masë që të stopojë pandeminë. Do na ndihmonte shumë nëse hapjen do ta bënim të planifikuar, të studiuar në bazë të projeksioneve dhe jo urdhrave që vijnë nga lart, tha Vargu në një intervistë.
Ndaj duhet te jeni te kujdesshem sepse duhet te kujdeseni per jeten tuaj dhe te familjes tuaj.