‘Si u ndjeve kur tradhtove’/ Iliri i inatosur me Donaldin, përmend gabimin qe beri me Borën

Pas përplasjes me tone të ashpra që pati me Donaldin, Einxheli ka biseduar me Ilirin dhe banorë të tjerë.

Iliri kujtoi momentin kur Donaldi e pyeti se si është ndjerë kur ka tradhtuar gruan, ndërsa theksoi se donte t’i përmendte se si puthi Bora Zemanin dhe më pas krijoi histori dashurie me Beatrix.

Iliri: Kur janë hapur temat që vëllai i madh na dha pasi erdhi Antonela, më ka thënë një shprehje që unë e kisha gati përgjigjen, më saktë pyetjen. Më tha si u ndjeve kur tradhtove gruan. Ndoshta nuk ishte aq e rëndë sa ajo që tha ai por unë do e pickoja shumë fort. Boll ti kujtoja një moment që ka jetuar këtu dhe pas 2 javësh ka bërë gjë tjetër, do e dërrmoja.

Einxhel: Nuk ia ka përmendur askush.

Iliri: Unë që them që personat nga jashtë nuk duhen përdorur në asnjë moment, ai është i pari që e përdori.