Si t’i riktheni shkëlqimin e rubinetit të lavamanit

Dëshira është që i gjithë lavamani i kuzhinës të jetë gjithmonë me shkëlqim pa njolla apo pika, por duke e përdorur atë vazhdimisht, bëhet një mision i pamundur.
Nganjëherë problemi qëndron edhe tek mungesa e kohës për ta pastruar lavamanin dhe rubinetin e ujit ashtu siç duhet, ndaj ky i fundit e humbet shkëlqimin. Shtoji kësaj edhe faktin se pastrimi i tyre është një proces i gjatë dhe i mërzitshëm.

Mund të keni përdorur detergjentë larës dhe sërish ai ka mbetur po në atë gjendje. Por, nuk keni pse të shqetësoheni më as për këtë objekt që e përdorni shumë shpesh.

Ju nevojitet:

Uthull e bardhë
Udhëzime:

Shtoni pak uthull të bardhë në një tas dhe zhysni një leckë të thatë në të.
Sigurohuni që rubineti të jetë i mbyllur dhe nuk rrjedh ujë. Fërkojeni atë me leckën e lagur me uthull duke ushtruar presion mbi njollat apo pikat që gjenden në të.
Më pas mbështilleni leckën rreth rubinetit, shtoni në të uthullën e mbetur dhe lëreni përreth një orë.
Largojeni leckën dhe përdorni një sfungjer për të pastruar shenjat e njollave që mund të kenë mbetur.
Shpërlajeni me ujë të pastër, thajeni me një leckë të thatë dhe në fund admironi shkëlqimin e tij.
——

KuzhinaShqiptare.com është platformë online për dashamirët e kuzhinës dhe ushqimit të shijshëm. Çdo ditë, stafi jonë ju sjellë receta të reja nga Kuzhina Shqiptare dhe ajo e huaj, receta këto të cilat ju mund t’i përgatitni lehtë në ambientin tuaj shtëpiak