Çdo gjë e bardhë pas disa kohësh fillon e zverdhet, kështu që lind nevoja për të ditur disa marifete se si ti zbardhim ato pa përdorur kimikate të forta si klori.
Ta mbash ngjyrën e bardhë të “gjallë” zakonisht përfshin përdorimin e ilaçeve që shiten nëpër dyqane, veçanërisht ato që përmbajnë zbardhues dhe pretendojnë të jenë zgjidhja më e mirë për rikuperimin e ngjyrës së bardhë te rrobat tuaja.E vërteta është se këto produkte e bëjnë mjaft mirë punën e tyre duhet ta pranojmë dhe mund të jetë mënyra më e lehtë për ti zbardhur rrobat. Por kimikatet që ato përmbajnë nuk janë aspak të shëndetshme dhe gjithashtu mund të dëmtojnë mjedisin.
Për të shmangur ndonjë aksident në shtëpi me përdorimin e klorit dhe produkteve që e përmbajnë atë, në artikullin e sotëm ne duam të ndajmë me ju disa nga truket për të pastruar rrobat dhe për ti zbardhur ato në një mënyrë më miqësore me mjedisin, duke përdorur produkte natyrore që mund ti mbani në shtëpi për të hequr qafe njollat e rrobave dhe për të rimarrë tonin origjinal të bardhë.
Si ti zbardhim rrobat e bardha?
Uthull e bardhë
Përveç të qenit një produkt i dobishëm për të hequr njollat dhe papastërtitë, uthulla e bardhë është shumë e mirë në pëlhura dhe ndihmon t’i zbutus ato natyrshëm.
Bikarbonati i sapunit
Kur një veshje e bardhë merr një ngjyrë si të verdhë, kjo nuk shkaktohet vetëm si pasojë e njollave të djersës në pjesën e sqetullave, por edhe prej faktorëve të tjera. Në të tilla raste, veshja duhet trajtuar me bikarbonat sapuni. Mjafton të aplikoni bikarbonatin në pjesën e zverdhur përpara se ta kaloni atë në larje në lavatriçe. Mos harroni se për pastërti të akullt nevojiten temperatura të larta.
Lëngu i limonit
Shtoni lëngun e dy kokrrave limoni, dhe dy lugë kripë gjatë larjes së rrobave. Do të shikoni që në përfundim ato do të jenë dukshëm më të bardha.
Uji i oksigjenuar
Peroksid hidrogjeni është një produkt i shkëlqyeshëm për kujdesin e veshjeve të bardha, sepse nuk përmban klor.Hdh ½ filxhan me 3% peroksid hidrogjeni në detergjentin tuaj normal. Gjithashtu mund ta hidhni këtë lëng direkt në njollë.
Këshilla për mbajtjen e rrobave të bardha
Veshjet e bardha kërkojnë kujdes të veçantë për ti mbajtu në gjendje të mirë dhe me një ngjyrë të ndritshme. Nëse ngjyra e juaj e preferuar është e bardhë kur bëhet fjal për rrobat që vishni, i kushtoni vëmendje këshillave të mëposhtme:
– Kushtojini vëmendje ujit që lani rrobat tuaja, sepse nëse nuk është plotësisht i pastër, mund të kontribuojë në një ngjyrë të verdhë te rrobat që sapo keni larë.
– Për të shmangur ngjyrosjen e veshjeve të bardha, sigurohuni që të mos aplikoni parfume, deodorantë ose produkte të tjera që vijnë në kontakt me pëlhurën. Zakonisht, këto përfundojnë duke shkaktuar njolla të verdha në veshje.
-Përpiquni ti thani rrobat tuaja të bardha në diell, sepse rrezet UV i ndihmojnë t’i mbajnë të bardha dhe të shndritshme