Të marrësh lule si dhuratë është gjithmonë një kënaqësi. Por fatkeqësisht, lulet e freskëta në buqetë nuk qëndrojnë për kohë të gjatë, në fakt, ato e humbasin bukurinë e tyre vetëm pas disa ditëve.
Por ne kemi disa këshilla shumë të vlefshme që do t’iu ndihmojnë që t’i mbani lulet tuaja të freskëta sa më gjatë.
Vendosni lulet në një vazo të madhe dhe të pastër
Gjithmonë përdoreni një vazo të pastër. Ky trik do të eliminojë rrezikun e baktereve dhe mikroorganizmave të tjerë që shumohen dhe dëmtojnë lulet. Për tu siguruar që kërcejt e luleve nuk shtrydhen, zgjedhni vazo të gjera.
Vendosni lulet në ujë të nxehtë
Pa dyshim se jo ujë që vlon. Temperatura duhet të jetë rreth 43-44 gradë Celsius. Hidheni ujin në vazon me lule dhe vendoseni në një vend të freskët për një orë ose dy. Molekulat e ujit të nxehtë lëvizin më shpejt nëpër kërcej, derisa lulet humbasin më pak lagështi sepse ajri është i ftohtë.
Kjo metodë ndihmon në zgjatjen e jetëgjatësisë së luleve të freskëta.
Nëse nuk doni të thani lulet tuaj, përdorni ujë të ngrohtë
Nëse nuk jeni duke e përdorur metodën paraprake, thjesht vendosni buqetën e luleve në ujë të ngrohtë ose në temperaturë të dhomës. Lulet e freskëta e thithin ujin e ngrohtë, shumë më mirë se ujin e ftohtë.
Largojeni pjesën e poshtme të luleve
Për t’i bërë lulet e freskëta që të zgjasin sa më shumë, largoni të gjitha gjethet që janë poshtë vijës deri ku vazoja është e mbushur me ujë.
Gjethet e zhytura në ujë mund të fillojnë të prishen shumë shpejt, duke siguruar ushqim për bakteret që mund të dëmtojnë pjesën tjetër të bimës.
Ndërrojani ujin