Mishi i pjekur, peshku i skuqur, brokoli apo shumë gatime të tjera e bëjnë shtëpinë të mbajë aromë shumë të papëlqyeshme.
Ja disa ide se si t’i mbani larg erërat e pakëndshme nga shtëpia juaj:
Mbyllni dyert e dhomave dhe dollapëve ndërsa gatuani
Copat dhe pëlhurat e ndryshme e absorbojnë lehtësisht yndyrën dhe erërat e pakëndshme. Po të mbyllni dyert do të siguroheni që nuk do të flini në një shtrat që vjen era proshutë.
Ventiloni sa të mundni
Mënyra më e mirë për të larguar erërat është nxjerrja jashtë sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse keni ventilator sipër sobës, përdoreni. Përndryshe mund të përdorni kondicioner me filtra ajri mund të heqë të gjithë aromën e yndyrshme nga ajri. Edhe hapja e dritareve ndihmon sidomos nëse keni ndonjë ventilator që e shtyn ajrin në këtë drejtim.
Pastroni menjëherë
Fshini të gjithë piklat e yndyrës në sobë dhe të pjesës rretheqark ku keni gatuar dhe lani tiganët ku keni gatuar.
Vini të ziejë erëzën tuaj të preferuar
Erëza me aroma të mirë si shkopinjtë e kanellës, gjethet dhe lëkura e citruseve mund të vihen të ziejnë në pak ujë në sobë për të freskuar dhe aromatizuar ajrin dhe që mund të maskojnë aromat e pakëndshme në shtëpi.
Lini një tas me uthull, sodë ose mbetje kafeje në banak gjatë natës.
Mbushni një tas me uthull sodë dhe mbetje kafeje dhe lëreni në banak para se të flini. Çdonjëri prej tyre ka aftësinë të zhdukë aromat e këqija