Ajo është pjesa më e bukur, më aromatike dhe me ngjyrë, e portokallit. Kështu që, pse ta hidhni në kosh?! Sigurisht që, për ta shfrytëzuar, duhet të dini edhe mënyrën e duhur, nuk mund ta hani ashtu siç është. Së pari, mund të konsumoni pjesën e brendshme, atë të bardhën, që ka shumë veti ushqyese dhe rregullon përthithjen që trupi i bën sheqernave apo yndyrave, duke evituar sëmundje si diabeti apo kolesteroli.
Me pjesën portokalli që ju ngeli mund të përgatisni këtë recetë :
Priteni lëkurën në rripa me gjerësi 1 cm. Vendosini në ujë të ftohtë për 3 ditë duke e ndërruar ujin 2-3 herë në ditë në mënyrë që hidhësia e lëkurës të largohet. Përgatisni një shurup me gjysmë kilogrami sheqer dhe 250 ml ujë. Shtoni aty lëkurat dhe ziejini për pak minuta. Hiqini dhe lërini të thahen për 1 ditë. Mund t’i shërbeni me pluhur sheqeri ose çokollatë të shkrirë.
Për të aromatizuar shtëpinë
Në këtë rast, lëkurat e portokallit mund të shërbejnë si deodorant natyral për shtëpinë. E vetmja gjë që duhet të bëni, është t’i fusni në furrë, në temperaturë 50 gradë, për disa orë. Funksionon njësoj si me biskotat që shpërndajnë aromën nëpër të gjithë shtëpinë.