Mendoni se enët e djegura nga gjellët nuk mund të pastrohen dhe të shkëlqejnë më si më parë? Ne ju themi se mundet
Zgjidhja gjendet tek një truk i lehtë:
Mbushni tenxheren ose tiganin e djegur me ujë dhe e vendosni në zjarr të ziejë. Shtoni më pas 2 lugë sodë buke
Nëse tenxherja është shumë e madhe, mund t’ju duhet dhe 1 lugë tjetër me sodë buke. Sapo të keni hedhur sodën në ujin e vluar, e përzieni me një lugë druri
KUJDES: Nuk duhet të përdorni lugë tjetër përveçse të drurit
Me lugën e drurit fërkoni pjesën e djegur dhe do të shihni sa lehtë do të pastrohet tenxherja
Pas pak minutave, tenxherja juaj do të bëhet si e re. Sapo të jetë hequr e gjithë pjesa e djegur dhe të jetë pastruar plotësisht, tenxheren mund t’a lani dhe një herë në fund me ilaçin e enëve