Si të hiqni lehtësisht yndyrën nga çelësat e sobës

Pastrimi i sipërfaqeve që kanë yndyrë mund të jetë një detyrë sa e vështirë aq edhe e bezdisshme. Nëse ju keni përgatitur proshutë apo vezë të skuqura në tigan me vaj, yndyrnat sigurisht kanë spërkatur gjithë sipërfaqen e sobës dhe për më tepër edhe çelësat e saj. Ajo shumëfishohet në pikëza të vogla të cilat ngjiten rreth tyre duke krijuar vëshhtirësi në pastrimin e tyre.

Vështirësitë për t’i hequr yndyrnat që aty shtohen veçanërisht në qoftë se ju nuk i keni pastruar ato menjëherë, por keni pritur të gjeni një kohë të përshtatshme për ju. Ndaj, ne po ndajmë me ju një mënyrë të thjeshtë se si t’i pastroni pa shkaktuar rrëmujë në kuzhinën tuaj.

Përbërësit:
Disa pika alkool
Pambuk
Një furçë dhëmbësh (e vjetër)
Përdorimi:
Hidhni disa pika alkol në copën e pambukut dhe mundohuni të fshini çelësat një nga një.
Prisni më pas disa minuta për të parë nëse yndyrnat janë zhdukur plotësisht që aty.
Nëse ka ende grimca yndyre, merrni një furçë dhëmbësh dhe lageni më parë me alkol. Fërkojeni me furçë zonën e yndyrosur.
Më pas, me një leckë të pastër të lagur me ujë pastroni çdo mbetje. Rezultati është i mahnitshëm.