Si ia kanë dalë/ Në këtë vend është ndërtuar pallati 10 katësh për 28 orë

Një kompani kineze ka thyer rekord pasi arriti të ndërtonte një pallat 10-katësh për 28 orë dhe 45 minuta.

Një pallat është e mundur të ndërtohet në një kohë kaq të shkurtër përmes teknologjisë së sistemeve të ndërtimeve të para-fabrikuara të cilat montohen dhe krijojnë një ndërtesë të vetme.

Në rrjet është publikuar edhe një video e përshpejtuar në të cilën paraqitet hap pas hapi ndërtimi i këtij pallati nga Broud Group.