Nga Roma kane filluar tashme udhetimet drejt SHBA dhe Azise duke mos respektuar asnje lloj distancimi social mes pasagjereve.
Megjithese jane te pakta fluturimet ne kete kohe, mendohet se biletat e ketyre udhetimeve nga Italia ne Londer apo kryeqytete te tjera do te kushtojne deri ne 500 euro.
Shtete si Serbia duket se e kane vendosur tashme me ligj qe ne aeroplane te udhetojne vetem ata pasagjer me nje test negativ per Covid-19 e gjithashtu te pajisur me maska dhe doreza.
Megjithate diskutim i hapur mbeten sediljet e mesit dhe distanca ne aeroplan pasi kjo ishte kundershtuar nga kompanite qe kane pas cmimet te ulta deri para virusit.
Per biletat e prera tashme ato po refuzojne te rimbursojne pasagjeret te cileve iu anuluan biletat prej mbylljes, duke iu ofruar mundesine e ndryshimit ta datave ne 12 muajt ne vazhdim.
por 12 vendet e BE kerkuan qe rregullat per linjat ajrore t`u sigurojne pasagjereve kupone ne vend te rimbursimit pasi kerkojne te shpetojne kompnite e aviacionit nga pasoja ekrizes .
Mirepo sipas kompanive me te medha rihapja e aeroporteve e fluturimeve, dhe distancimi social nëse zbatohet në aeroplanë, do të prodhojë një rritje të qëndrueshme të çmimeve, dhe për këtë arsye një rënie të konsiderueshme të numrit te pasagjerëve te cilet jane tashmë të frikësuar nga koronavirusi.
Kudo ne aeroporte do te jene te detyrueshem skanuesit termik dhe duhet te respektohen distancat 1m ne cdo radhe apo kontrolle.
Nga te gjithe shtetet, deri tani Greqia eshte me entuziaste ne lejimin e kompanive ajrore nderkombetare nga Qershori pasi pretendon se ka arritur fitoren mbi Covid-19, ndersa Spanja do te mbaj te mbyllur kufijte deri ne Tetor