Shumë njerëz mundet ta kenë marrë koronavirusin pa simptoma dhe ja cdodh me ta

Shumë studime të reja sugjerojnë se shumë më tepër njerëz kanë pasur koronavirusin pa asnjë simptomë, dhe kjo paka a shume nxit shpresën se do të rezultojë shumë më pak i rrezikshem nga sa mendohej fillimisht. Ndërsa ky mund te duket një lajm i mirë, do të thotë gjithashtu se është e pamundur të dihet se kush mund të jetë në stadin ngjitës të sëmundjes dhe kjo ndërlikon vendimet në qe kane lidhje me kthimin në punë, shkolla dhe në jetën normale.

Megjithate ka lajme se gjatë javës së kaluar ne Amerike, raportet për infeksione të heshtura kanë ardhur nga vende te tilla si: një shtëpi për të pastrehët në Boston, nga një aeroplanmbajtëse amerikane, nga shtatzënat në një spital të Nju Jorkut, si dhe nga disa vende evropiane apo Kalifornia. Keshtu sic edhe Kreu i Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se eshte e mundur qe 25% e personave të infektuar mund të mos kenë simptoma.

Por sic tha Dr. Michael Mina nga Shkolla e Shëndetit Publik në Harvard, asnjeresprej këtyre shifrave nuk mund t’iu besohet plotësisht sepse ato bazohen në testime të meta dhe të pamjaftueshme, e duke thene me tej se “thjesht kemi qenë shumë larg realitetit për sa i përket shifrave shumë më të mëdha” për vlerësimin e nivelit të infeksioneve totale, tha ai.

Rastet e pakapshme
Bazuar në rastet e njohura, zyrtarët e shëndetësisë kanë thënë se virusi zakonisht shkakton sëmundje të butë ose të moderuar si gripi. Tani duke iu referuar edhe shifrave ne vende te ndryshme dhe perqindjeve te inkektimit te tyre por pa simptoma, vazhdimisht po shtohen të dhënat se një numër i konsiderueshëm i njerëzve mund të mos kenë fare simptoma.

Metodat e testimit me të meta

Këto studime përdorën teste që kërkojnë për pjesëza të virusit nga tamponët e grykës dhe hundëve, teste të cilëve mund t’u shpëtojnë raste. Mirepo ketu ka disa dilema dhe dyshime pasi ne dikush mund të dalë negativ një ditë pasinuk ka shumë virus për t’u zbuluar, ai ditën pasuese mund të rezultojë pozitiv.

Kete e ka zbuluar një studim japonez se më shumë se gjysma e atyre që nuk kishin simptoma kur rezultuan pozitivë në testim, më vonë u ndjenë të sëmurë. Ndaj sipas tyre përgjigje më të mira mund të vijnë nga testet më të reja që kontrollojnë gjakun për antitrupat, substancat që prodhon sistemi imunitar për të luftuar virusin. Por edhe saktësia e tyre gjithashtu mbetet për t’u parë.

Hapat e ardhshëm

Ideja eshte qe testimi i antitrupave në veçanti duhet të bëhet “me një qasje të paanshme” edhe ndaj grupeve të njerëzve që janë përfaqësues të rrethanave gjeografike, sociale, racore dhe kushteve të tjera, tha Dr. Mina.
Keshtu ai sqaron se edhe nëse infeksionet janë më të përhapura nga sa perceptohej më parë, është e mundur që më shumë njerëz të kenë zhvilluar njëfarë niveli imuniteti ndaj virusit dhe kjo mund të pengojë përhapjen, përmes asaj që quhet imuniteti i tufës.