Shuhet nga covidi 20-vjecarja shqiptare

Varianti “Delta” është bërë mjaft shqetësues për Kosovën duke rritur numrin e të prekurve dhe të vdekurve nga dita në ditë. Suela Gusterani Pepaj, 20 vjeçe ndërroi jetë një ditë më parë në spital pas komplikacioneve nga koronavirusi. E reja është më origjinë nga Tropoja, e martuar në Gjakovë.

Në një postim në Facebook, faqja Gjakova Sot ngushëllon familjaët duke njoftuar gjithashtu se v arrimi i së resë bëhet sot në orën 16:00 në fshatin Gusteran, Tropojë.

Kosova po kap rekorde infektimesh gjatë ditëve të fundit, ndërsa vetëm dje ndërruan jetë 11 persona prej koronavirusit. /abcnews.al