Covid-19 i ka marrë jetën një mësuesi të gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë, ndërsa dhi mbja mes kolegëve dhe nxënësve është e madhe. Njoftimi është bërë nga kolegët e mësuesit Shpëtim Kraja, të cilët shprehin dhi mbjen për këtë humbje të parakohshme.
Postimi:
Të prisnim mes nesh i nderuari profesor Shpëtim Kraja! Të dashur kolegë, nxënës, prindër e miq të faqes sot gjimnazi “Qemal Stafa” rënkon, është në zi për ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegut tonë të mrekullueshëm, të cilin COVID nuk e kurseu!
Një mësues i nderuar, i respektuar, i papërtuar i cili nuk ndaloi asnjëherë së dhëni më të mirën nga vetja, breza e breza të tërë do të kujtojnë me mall mundin, djersën, sakrificat, këshillat dhe dëshirën e pasionin për matematikën! U prehsh në paqe, kolegu ynë i dashur!