Silvana Bala, Shefe e Pneumologjisë ne spitalin Shefqet Ndroqi hedh disa dyshime se numri i të infektuarve është më i lartë se ai që deklarohet.
Mjekja ka thene se vetëm në spitalin Shefqet Ndroqi janë 210 pacientë të shtruar, që shfaqin probleme pneumologjike dhe sipas pamjeve imazherike kanë koronavirusin në mushkëri.
Ajo sqaron më tej se ka edhe të infektuar që tamponi u del negativ. Kjo sipas saj, pasi virusi ka kaluar në mushkëri dhe jo në rrugët e frymëmarrjes, ku merret sekrecioni.
Është një situatë teper e rënduar. Unë kam këtu rreth 210 të shtruar.
Vështirësia në frymëmarrje që është simptoma kryesore e këtyre rasteve, 2/3 e tyre dalin me tampon negativ sepse e kanë kaluar stadin e parë në shtëpi. Covid me test nazofaringial del në ditët e para.
Kur infeksioni zbret poshtë testi që merret në rrugët e sipërme respiratore rezulton negativ, ama pjesët e poshtme të mushkërive janë prekur.
Është vendosur pneumonia thotë mjekja.
Ndërkohë, specialistët tek Shefqet Ndroqi thonë se tek urgjenca e këtij spitali paraqiten rreth 50 raste në ditë dhe gjymsa e tyre shtrohen.