Shtepia perfshihet ne flake, cifti burre e grua humb jeten brenda saj

Digjet cifti burre e grua ne Rahovec, Gjakovë pasi shtepia e tyre perfshihet ne flake.

Policia ka gjetur ciftin te asfiksuar nga tymi brenda ne shtepi.

Mendohet se zjarri mund te jete shkaktuar nga priza elektrike e cila ishte ngjitur me nje kolltuk dhe kjo ka bere qe te marre zjarr e gjithe shtepia.

“Me datën 17.03.2024 rreth orës 12:25 jemi njoftuar se në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec, burrë e grua të moshës madhore janë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimave”