Shtëpia mbulohet nga karafila të kuq! Donaldi merr surprizën më të bukur në ‘BBV’

Donald Veshaj merr sërish një surprizë të bukur nga vëllai binjak Romeo Veshaj . Ai vendosi t’i dërgonte një mesazh domethënës me helikopter në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’.

Pas debatit të fortë që ka pasur Donaldi me Einxhel Shkirën, situata në shtëpi ka qenë e tensionuar mes tyre ku është vënë re se aktori ka qëndruar i mërzitur dhe i distancuar me banorët e tjerë.

Romeo e ka befasuar Donaldin duke i hedhur karafila të kuq të në oborrin e shtëpisë së “BBV” dhe ndërkohë në sfond dëgjohej mesazhi: “Të gjithë ju që jeni, jeni më të mirët. Ju urojmë suksese. Demi vëllait…përgjithmonë bashkë, asnjëherë vetëm!”, tha Romeo.

Ndërkohë Donaldi ka shpërthyer në lot nga gjesti emocionues i binjakut të tij.

Donaldi ka marrë shumë surpriza në Big Brother.