Shqiptari i merr jeten te dashures 19 vjecare ne greqi diten e sotme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pire, Greqi, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mediet e vendit fqinj raportojnë se një 23 vjeçar shqiptar ka vrarë me armë zjarri partneren e tij 19 vjeçare, gjithashtu nga Shqipëria.

I riu i cili punonte banakier në një lokal në Troubë, ka qëlluar me plumb në kokë të dashurën e tij dhe më pas ka telefonuar Policinë ku ka deklaruar krimin e rëndë.Policia ka mbërritur menjëherë në shtëpinë e çiftit dhe kanë gjetur të pajetë vajzën, ndërsa autori është dorëzuar. 19 vjeçarja punonte në një lokal nate në Kallithea.

Sipas medieve greke, dyshohet se 23 vjeçari në kufijtë e xhelozisë së sëmurë ka ndërmarrë aktin ekstrem, duke i marrë jetën partneres së tij gjatë një debati të ashpër me të.

Shqiptari ka qenë dhe më parë i shoqëruar në Polici pas një zënke që ka pasur me partneren, ndërsa ka deklaruar para autoriteteve, se konflikti ka ndodhur për shkak se ai është xheloz për të dashurën.