Home TE NDRYSHME Shqiptarët lënë nam në aeroportin e Hamburgut/ 16 makina pölicie kanë shkuar...

Shqiptarët lënë nam në aeroportin e Hamburgut/ 16 makina pölicie kanë shkuar atje: Ja cfare ka ndodhur

377
0

Një ngjarje e pazakontë u shënua në aeroportin e Hamburgut në Gjermani. Sipas rrjetit gjerman RTL, të paktën 16 makine p olicie u dërguan në aeroport për të qetësuar një pro testë të pasagjerëve të një avioni që do fluturonte nga Hamburgu drejt Tiranës.

Gjithçka nisi kur u njoftua se fluturimi i datës 4 korrik do shtyhej për një ditë më vonë për shkak se avioni kishte pësuar një defekt teknik. Ditën tjetër megjithatë, avioni mbërriti shumë vonë nga Tirana dhe autoritetet thanë se ai nuk mund të ngrihej në fluturim për shkak të një vendimi të Autoritetit Kundër Zhurmave.

Për shkak se nuk lejohet fluturimi natën, 250 pasagjerë duhej të prisnin edhe një ditë tjetër. Këtu nisi protesta e zhurmshme. Pasagjerët ishin të revoltuar pasi u skadonin edhe rezultatet e testeve anti-Covid. Autoritetet e sigurisë së aeroportit nuk e përmbanin dot turmën, ndaj në vendin e ngjarjes mbërritën 16 makina pol icie.

Vetëm pas shumë negociatash, avioni u nis në fluturim në orët e para të mëngjesit të 6 korrikut.