Shqiptarët e duan shumë/ Po zonja e madhe Merkel habit me atë që thotë; Kjo është gjëja që ajo urren më shumë

Revista amerikane “Forbes” e ka paraqitur si “Gruaja më e fuqishme në botë”. Nuk e ka krejtësisht gabim.

Angela Dorothea Merkel drejton nga viti 2005 Gjermaninë dhe sidomos nëpërmjet asaj që vetë ajo e ka quajtur “Kr iza më e ke qe për Gjermaninë pas Lu ftës së Dytë Botërore”.

Por Kancelarja gjermane nuk është vetëm “Një grua e hekurt”, siç tha për të Presidenti amerikan Barack Obama. Në këto vite ka ditur ta lidhë një linjë politike jofleksibël me një vizion komplesiv të gjërave që pak e kanë pasur, duke mos shikuar vetëm nga Berlini, por nga e gjithë bota. Më pragmatiste se tjetër “Vogëlushja”, siç e quante Helmut Kohl, është gati për ta tragetuar Gjermaninë dhe Europën jashtë nga kri za.

Merkeli duket e person i butë, por në fakt ajo është tepër ambicioze: Në vitin 1999, kur Merkel ishte ende në hapat e parë në politikë, ajo dha kontributin e saj në dhënien fund të karrierë politike të kancelarit Helmut Kohl që qëndroi për një kohë të gjatë, pra la mënjanë personin që e ndihmoi atë të bëhej e njohur në sytë e publikut. Brenda pak muajsh, Merkel, u zgjodh kryetare e Partisë. Kohl tashmë ishte pjesë e historisë.

Merkel flet rusisht, gjë që e ndihmon në marrëveshjet e saj me Putin: Ndryshe nga miliona persona të tjerë që u drejtuan nga perëndimi, babai i Merkelit e zhvendosi familjen e tij në lindje. Si rezultat i kësaj, Merkel është një folëse e shkëlqyer e rusishtes, duke i dhënë asaj një pozitë të veçantë në marrëdhëniet me Vladimir Putin.

Merkel i urren qentë: Gjatë bisedimeve me Putin në vitin 2007, Presidenti rus solli një qen në dhomën e takimit. Merkel është shumë e frikësuar nga qentë. Disa sugjeruan se sjellja e qenit ishte bërë me qëllim për ta vënë në siklet kancelaren. Por ja si u përgjigj Merkel: “Unë e kuptoj pse e bëri ai këtë – për të treguar që është burrë. Ai është i fr ikësuar nga dobësitë e veta. Rusia nuk ka asgjë, as politikë e as ekonomi të suksesshme”.