Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të mblidhet të mërkurën për të lehtësuar masat anti-COVID në Shqipëri.
Gjithashtu, pritet që ekspertët të vendosin që maska të mbahet vetëm në ambientet e mbyllura, ndërsa jashtë të mos jetë më me detyrim.
Këto vendime pritet të hyjnë në fuqi pas datës 15 maj dhe vijnë në një kohë kur shifrat e viktimave dhe rasteve të reja janë ulur ndjeshëm javët e fundit.
Masat e zbutura po favorizojnë ardhjen e turistëve me çartera në jug të vendit.
Kujtojmë që më herët, kryeministri Edi Rama ka premtuar që ky sezon turistik do të jetë shumë më i lehtësuar se sezoni i kaluar, për nga masat për pandeminë.