Shoqja e Einxhel nxjerr provat/ Ja si e pushuan nga puna binjakët pasi u përplas me

Shoqja e Einxhel, me të cilën moderatorja ka qenë ditën kur është ak sidentuar, ka treguar dinamikën e ngjarjes, dhe atë që pasoi më pas.

Einxhel u hoq nga puna nga vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj, për shkak se nuk mbërriti në kohë për xhirimet e emisionit.

“Duke qenë se e pësoi aksidentin në anën e djathtë, Einxhel ishte pasagjere. Xhami ishte i hapur dhe pasqyra e goditi në anën e djathtë të syrit.

As unë as Einxhel nuk duhet të largoheshim nga vendngjarja dhe u ndjeva keq se duhet ta coja në xhirime. Tha se ka pësuar një aksident, nuk mori përgjigje.

U mundua të kontakt me ta, pavarësisht se po i shfaqej një hematomë pranë syrit, por nuk duhet të largohej derisa të vinte policia”, ka treguar mikesha e Einxhel.

Moderatorja dhe Donald Veshaj patën një përplasje të ashpër mes tyre, gjatë emisionit të së martës, ku nuk lanë gjë pa i thënë njëri tjetrit.