Shkundet nga tërmeti Greqia dhe Turqia, ja sa ballë ka qenë

Një tërmet me magnitutë 4.1 ballë të shkallës rihter ka goditur në orët e para pas mesnatës Greqinë. Epiqendra e tërmetit është regjistruar 21 kilometra në juglindje të Korintit. Thellësia e saj fokale ishte 5 kilometra.

Tërmeti u ndje në shumë zona të Atikës, ndërsa Loutraki, e cila ishte më pranë epiqendrës ndjeu tro nditje më të forta.

Për fat të mirë, Tërmeti ishte i lehtë, sipërfaqësor, pa raportime për të lënduar apo dëme të mëdha. Tërmeti i parë, që ishte dhe më i fuqishmi u ndoq nga dy të tjerë, me magnitutë 2.2 dhe 1.2 të shkallës rihter dhe thellësia fokale ishte 5 km.

Lëkundje të forta tërmeti janë shënuar pak minuta më parë në Turqi, me magnitudë 5 të shkallës Rihter, me thellësi 7 km dhe epiqendër në rajonin e Kutahyas.

Mediat vendase raportojnë se për fat të mirë lëkundjet zgjatën pak minuta dhe nuk pati dëme.

Mirëpo thuhet se për shkak se kohët e fundit Tuqia po goditet shpesh nga tërmete, sizmiologët i tremben rizgjimit të dy zonave të mëdha sizmike në vend, siç është ajo jug-lindore si edhe ajo jug-perëndimore.

Kjo e fundit konsiderohet si më e rrezikshmja pasi është edhe më e gjata dhe kalon shumë pran Stambollit.