Shkollat të mbyllen të paktën për tri javë, kështu ka thënë Partia Demokratike pasi gjendja eshte shume e renduar.
Vetem 3 jave te mbyllen shkollat pasi te qetesohet gjendja pasi shume mesues jane te infektuar dhe duan kohe sa te sherohen.
Albana Vokshi tha se qeveria ka dështuar me përballimin e pandemisë në shkolla duke listuar dhe numrin e të infektuarve në radhët e nxënësve dhe mësuesve në shkollat e Tiranës të cilat vijojnë të mbeten hapur.
Sipas PD-së në të gjithë Tiranën llogariten 300 nxënës e 130 mësues të prekur“Në këndvështrimin tonë të mbyllen shkollat që janë vatra të paktën për disa javë.
Pse jo të mbyllen për 3 javë shkollat në mënyrë që të ulet virulence dhe më pas të hapen.
A e dini pse nuk i mbyll qeveria shkollat?Sepse nuk do të paguajë prindërit që të rrijnë me fëmijët e tyre në shtëpi.
Prandaj duhet ndryshim i menjëhershmëm i kësaj qeverie” nënvizon Vokshi gjatë intervistës për Ora Neës.
PD bën me faj qeverinë për keqmenaxhimin e situatës duke mos marrë parasysh as propozimet e PD-së“Kemi kapërcyer rolin tonë si opozitë duke dhënë propozime e plane konkrete të gatshme të qeverisë.
Basha ka mbledhur ekspertët më të mirë brenda dhe jashtë PD-së për të arritur në një plan jo thjesht politik por të ndikonte drejtëpërdrejtnë në mbrojtje të mësuesve dhe nxënësve, por sigurisht që Rama e bëri veshin e shurdhët, nuk dëgjoi asnjë thirrje” tha Vokshi.