Shiu do bie me gjyma në këto zona në fundjavë, ja parashikimi më i fundit për vendin

Fundjava që presim përpara pritet të jetë një fundjavë e bukur dhe shlodhëse sidomos për ata të cilët do të parapëlqejnë vijën bregdetare. Por pse?
Si dita e Shtunë ashtu dhe ajo e Diel parashikohen të kenë mot kryesisht të kthjellët, por në relievet kodrinore dhe malore nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare hera-herës deri të dendura.

Ditën e Shtunë vranësirat në relievet malore dhe ato kodrinore do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtër por në formën e stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike si dhe breshër.

Ekziston mundësia që në zona të caktuara reshjet për këtë periudhë të shkurtër kohore të jenë në sasi të mëdha. Ndërsa sa i përket ditës së Diel reshjet do të jenë tepër të izoluara në relievet e larta malore.

Vija bregdetare do të jetë kryesisht e kthjellët dhe temperatura jo të larta (referuar informacionit bashkëlidhur) ideale për të kaluar këto dy ditë pushimi.