Shikoni ngjyrën e buzëve, qafës, mos rrini shtrirë gjatë, Brataj: Ja kur duhet të shqetësoheni po jeni infektuar me Covid

Skënder Brataj thotë se Covid-19 po vijon të bëjë mutacionet por per fat te mire nuk eshte me agresiv si me pare komplikacionet më të mëdha virusi i shkakton tek mushkëritë por kap edhe organe të tjera të trupit ndaj nuk eshte nje loje dhe duhet sa me shume kujdes.

Simptomat tipike janë kollë temperaturë, dhimbje koke, fyti, vështirësi në frymëmarrje, por këto të gjitha nuk shfaqen njëherësh, do shfaqen hap pas hapi.

Tipike është dhimbja e kokës, dhimbje të forta koke që kam parë edhe vetë në pacientë të ndryshëm që referojnë se dhimbja është në vijimësi dhe është tipike e këtij virusi.

Po ashtu humbja e shijes dhe nuhatjes që për fat të mirë korrespondon në format e lehta më shumë i përhapur. Shenjat e tjera, janë bashkëshoqëruese.

3-5 ditët e para, pacienti nëse e ka formë të lehtë, do ndryshojë. Nëse do vijojë pas javës së parë ashpërsimi i simptomave të jeni të sigurt që do përkeqësohet.

7-14 ditët e para është kyçi i suksesit të monitorimit dhe trajtimit të pacientit.

Ekzaminimi objektiv nga koka te këmbët na thotë shumë, ngjyra e lëkurs, e buzëve qafa, na tregojnë, dëgjimi i pulmoneve, majat dhe bazën, ka zhurma respiratore, të gjitha na thonë diçka. Nëse dëgjojmë fishkëllima janë akoma te bronket.

Brataj tha se është e rëndësishme që pacientët të mos qëndrojnë shtrirë për një kohë të gjatë.

Qëndrimi shtirë është faktor favorizues më shumë, sado në moshë të jenë këshillojini të lëvizin e mos rrinë shtrirë 24 orë.

Forma e lehtë e virusit tha Brataj karakterizohet nga shenja të lehta, e në këto momente nuk këshillohet të bëhet imazheri, pas 5 ditësh i këshilloj njerëzit të bëjnë analizat e gjakut, ato janë indikatorë.

Ndaj ruani distancimin social dhe tregihuni te kujdesshem duke perdorur masken dhe lani duart.