Pritet se sipas parashikimit te sinoptikanëve, pritet një përkeqësim i kushteve atmosferike për vendin tonë dhe ulejn e temperaturave.
Ditet ne vazhdim pritet dhe reshje shiu ne zonat malore moti pritet të nisë i vranët që në orët e para të ditës, shoqëruar me reshje shiu të dobëta lokale.
Ndërkohë nga orët e mesditës deri ato të pasdites vranësirat në zonën e qendrës dhe atë të jugut do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme në formën e shtrëngatave dhe lokalisht stuhi afatshkurtër.
Në zonën e veriut do të ketë edhe kthjellime ndërsa vranësirat duke nisur nga orët e mbrëmjes fillojnë të shpërbëhen dhe moti dotë jetë kryesisht i kthjellët.
Nga ana tjetër, ditën e premte rikthehet moti i kthjellët dhe orët me diell përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në pjesën më të madhe të territorit pasi zona e verilindjes mbetet me mot me vranësira mesatare deri të dendura.