Mjeket shqiptare tashme kane vene re se ne kete kohe eshte ulur agresiviteti i virusit dhe ne qarkullim jane 7 mutuacione te tij.
“Mbi 80% e rasteve paraqiten me temperaturë 37.5-38. Kohëzgjatja është dy deri tre ditë ose maksimumi pesë ditë. Ka raste kur u mungon shija ose nuhatja, por nuk shfaqin shenja të tjera pulmonare. Kemi vënë re dhe prekje te aparatit tretës të shoqëruara me diarre. Edhe nga studimet e fundit theksohet se janë 6-7 mutacione të virusit gjë që shpjegojnë këto forma të tij. Duket çudi sot kur në familje një është i sëmurë dhe nuk sëmuret dikush tjetër. Pra kjo tregon pafuqinë e virusit”, u shpreh Brataj.
Madje ai tregoi se ka edh renie te infeksionit e te rasteve te renda qe ai i lidh me numrin e telefonatave nga 600 ne dite tani jane rreth 300 thirrje ne nr 127.
“Në verë jetojmë të gjithë jashtë, në ambiente të hapura, ku përqindja e virusit është e ulët. Temperaturat e larta ndikuan në uljen e virulencës si dhe marrja e masave dha efekte pozitive në parandalimin e përhapjes së infeksionit”, tha Brataj.
Me tej me rihapjes e skollave ai paralajmeroi nje rritje te infektimeve dhe theksoi qe te ndiqen protokollet e vendosura kudo pasi virusi do te bashkejetoje gjate me ne e sidomos tani ne dimer qe mund te kemi mbivendosje me viruset e stines.
Per moshat e reja dhe adoleshentet ben thirrje qytetareve qe te kujdesen per prinderit sepse jane me rrezikuar te semuren. Megjithate shtoi se për sëmundshmërinë ne dimë që veç faktit që je i sëmurë, stilit të jetesës, ushqyerjes, faktor i rëndësishëm është dhe gjenetika, nëse jemi apo jo të predispozuar për t’u prekur nga disa sëmundje.