Serisht termeti lekund vendin fqinj/ Dalin të dhënat e sakta, ja sa ballë ishte

Një tërmet në ishullin e Greqisë, Kretë ka rënë gjatë natës. Protothema shkruan se tërmeti që ra ishte me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter, dhe ra rreth orës 01:47.

Tërmeti që ra ishte me thellësi 15 kilometra. Ndërkohë që një tjetër paslëkundje e këtij tërmeti ra në këtë zonë në orët e para të mëngjesit. Paslëkundja ishte me madhësi 1.7 të shkallës Rihter dhe ra në orën 04:29.

Më parë në Greqi kanë rënë tërmete të mëdha. Dy të fundit ishin në 3 dhe 8 qershor, por fatmirësisht nuk u shënuar persona të lënduar.