Serisht tërmet i fortë diten e sotme, qytetarët zgjohen të panikosur…

0
380

Nuk kanë të ndalur dridhjet e tokës greke. Një tjetër tërmet ka rënë mëngjesin e sotëm, në Iraklion në Kretë me magnitudë 5.3 I shkallës rihter.

Tërmeti është regjistruar në orën 07:48 të mëngjesit me epiqendër 13 km thellësi dhe 22 km në juglindje të qytetit të Iraklios thuajse në të njëjtën zonë ku dha goditjen tërmeti i djeshëm prej 6 ballësh shkalla Rihter.

Me herët pak para mesnate dhe më vonë u regjistruan dy termete të tjera me fuqi 4.4 ballë. Sipas sizmiologëve bëhet fjalë për një veprimtari sizmike normale e cila mund të vazhdojë për një kohë të gjatë. Ndërkohë që banorët e fshatit Arkalohori që u godit me shumë nga tërmeti i djeshëm kanë kaluar natën e tyre të parë në çadra, organet vendore po regjistrojnë dëmet e shkaktuara nga goditja e djeshme.

Deri tani janë regjistruar mbi 40 lëkundje që kanë pasuar tërmetin kryesor që ka tronditur thuajse gjithë pjesën lindore të ishullit të Kretës dhe është ndjerë edhe në ishujt e tjerë.

Sa u përket dëmeve ekipet e inxhinierëve kanë nxjerrë të pabanueshme deri tani të paktën 1000 shtëpi ndaj dhe po sillen çadra për të strehuar të paktën 2500 banorë. Sipas ministrisë së Mbrojtjes civile vetëm në fshatin Arkalohori me 8000 banorë janë dëmtuar mbi 60% e shtëpive.

Menjëherë sapo të kthehet nga Parisi ku ndodhet për një vizitë dhe marrëveshje të rëndësishme sa i përket arsenalit ushtarak të vendit me presidentin Makron, kryeministri Mitsotakis do të vizitojë në orët e ardhshme zonat e dëmtuara nga tërmeti.