NUK ËSHTË sekret që foshnjat janë tepër të rrëmujshëm dhe duan durim për tu rritur.
Nëse jeni të lodhur nga rrobat e mira plot me njolla ushqimi, dijeni se nuk jeni vetëm.
Tashmë nuk keni nevojë t’i hidhni rrobat e njollosura sepse një nënë tregoi se si i hiqte njollat dhe nuk i kushtoi asgjë.
Si fillim ajo tregoi bluzen e foshnjes të njollosur mbi të cilën i biri kishte derdhur shalqi dhe ketchup.
Pas larjes, njollat ishin ende të dukshme në të dhe ajo e tregon në foto.
“Kam vendosur pak detergjent për njollat mbi të por thjesht nuk e ka hequr të gjithë njollën,” shpjegoi ajo.
Nëna tregoi se për të ndihmuar në heqjen e njollës që mbeti pas larjes, rroben e njollosur ajo e la jashtë nën rrezet direkte e diellit.
Mamaja shtoi: “Për shkak se kjo ishte një njollë kaq e fortë dhe e madhe, u deshën rreth 12 orë në diell dhe do të duhet pak më shumë që të bëhet e bardhë.”
Pavarësisht se ka ende një shenjë shumë të zbehtë, bluzja e foshnjës dukej shumë më mirë se ç`ishte.
Ajo tha: “Krahasuar me atë që ishte në fillim, a nuk mendoni edhe ju se është thjesht e mrekullueshme?”
Prindërit e tjerë e pëlqyen këtë truk gjithashtu, madje njëri tha: “Rrezet e diellit janë si magji për njollat!”
Një tjetër ra dakord se : “Dielli është i mahnitshëm për njollat që as unë nuk e kisha idenë derisa u bëra nënë!”
Ndërsa një tjetër u tall: “Sinqerisht në këtë cast jeta të ndryshon!”
Kështu pra kjo Nëna e la bluzen e njollosur të fëmijës të rrinte në diell për 12 orë pasi e kishte lyer me detergjent njollash.
@.chloeclayton This is brilliant for those tough stains #parentingtips #parenthack #mumhack #mumtips #mumtipsandtricks #hack #babiesoftiktok ♬ Summer day – TimTaj