Jonida Shehu, një nga imazhet më të dashuraa që jemi mësuar ta shohim shpesh në televizionet shqiptare, ka ndarë sot me ndjekësit e saj një lajm tejet të dhimbshëm: ndarjen nga jeta të mamasë. Në foton e publikuar pak orë më parë në Instagram, ku nënë e bijë shfaqen shend e verë duke kërcyer, moderatorja e njohur ka zgjedhur këto fjalë rrëqethëse në një moment kaq të vështirë. foto ku nënë e bijë duke E dashur për publikun dhe për shkak të tematikave dhe llojeve të emisioneve që ajo ka moderuar.
“Mami iku dhe s’di më si jetohet pa të! Shpirti im!”- shkruan ajo. Të shumtë kanë qenë personazhet e njohura, por edhe ndjekësit e shumtë që e kanë ngushëlluar dhe i kanë kërkuar të bëhet e fortë.
Kjo nuk ishte hera e parë që Jonida postonte një foto të mamasë, pasi kohë më parë ajo ka ndarë një foto të saj bashkë më Kristalin ku duket edhe ngjashmëria e madhe gjyshe-mbesë.