Home TE NDRYSHME Do t’i merrja në shtëpinë time/ Konkurrenti i Përputhen del pro ardhjes...

Do t’i merrja në shtëpinë time/ Konkurrenti i Përputhen del pro ardhjes së afganëve: Po grekët si na mbajtën ne, kur kishim nevojë

252
0

Mbrëmjen e djeshme erdhën në vendin tonë 60 afganë, duke e çuar kështu numrin total të tyre në 275. Është bërë e ditur se këta persona tashmë janë strehuar në Qytetin Studenti. Duket se ardhja e afganëve në Shqipëri i ka ndarë qytetarët në dy grupe, ata që nuk i donin këtu dhe ata që u thonë “mirëserdhët”.

E teksa një qytetar ka realizuar një video kur afganët kanë mbërritur në Qytet Studenti, ai shprehet se kanë përzënë studentët dhe kanë zbarkuar afganët. Sipas tij, ata ende nuk e dinë se ku kanë ardhur.

Kjo video është publikuar nga ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Elvisi, i cili del në mbrojtje të afganëve. Ai u kujton shqiptarëve se si vendet e tjera na kanë pritur ne, ashtu do presim edhe ne refugjatët.

Madje ai tregon se si familja e tij udhëtoi drejt Greqisë 25 vite më parë dhe e ndihmuan për të gjetur shtëpi dhe punë.