Sa shpejt u bë pishman/ Mevlani tha që donte Ledjanën, po habit me deklaratën: Bëra gabim që…

Mevlani ka habitur me postimin e tij të fundit në rrjete sociale, që vjen vetëm një javë pas deklaratës së tij se në “Përputhen” është vetëm për Ledjanën.

“Dënimi më i madh në jetë është kur dashuron personin e gabuar”, shkruan Mevlani krah një fotoje të tijën, shoqëruar me këngën “Love Story”.

Deklarata menjëherë ka marrë vëmendje të madhe dhe fansat tani duan të dinë më shumë ç’po ndodh në një kohë kur të gjithë mendonin se njohja e tij me Ledjanën po shkonte për mrekulli.