Sa lajm i bukur/ Ministrja shqiptare bëhet nënë e një vajze…

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është bërë sot me vajzë. Ajo ka lindur sot në Klinikën Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i kësaj klinike, Jakup Ismajli. Ai ka treguar se Haxhiu ka lindur sot në orën 08:30 dhe se gjendja e saj dhe e foshnjës është shumë e mirë.

“Ajo ka lindur sot rreth orës 08:30. Gjendja e saj dhe e foshnjës është shumë e mirë, super e mirë. Foshnja ka lindur 3 kilogram e 200 gram.” ka thënë ai.