Minsitrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi është bërë hallë. Nusja e vëllait të saj, Valonit, Merali solli në jetë një djal pas 16 vitesh martese. Djalit emrin ja kanë lënë Ben.
Ministrja i ka uruar nipit të saj që të bëhet faqebardhë e burr i shqiptarisë. Ky lajm ka gëzuar familjen Dumosh.
Postimi:
Mirë se erdhe në këtë botë Ben Dumoshi! Deri më tani kanë munguar shumë çaste të bukura, ato ngelen gjithmonë, por tash shpirti i familjës Dumoshi gjenë qetësi. Valoni dhe Merali na sollën një kujtim të bukur, përqafimin më të ngrohte deri më sot, dashuri të pafund! Nga ne nuk dinë të largohen “bekimet nga zoti”, prandaj mbas gjashtëmbëdhjetë viteve Beni erdhi papritur – na vodhi durimin nga zemra, ngjyrën nga fytyra dhe gjumin nga sytë.
Sot në shtëpinë e Ismail,Shqipe Dumoshit, flamuri Kuq e Zi lë heshtjen dhe ngrit këngën në bërthamë të atdheut për ty Ben.Ben kuptimi i jetës tënde merr epitetin festë në Nëntorin e Shqiptarisë. Ben u bëfsh faqebardhë e BURR i shqiptarisë!