Ndërrimi i çarçafëve më shpesh mund t`iu sigurojë një gjumë më të mirë dhe t’ju ndihmojë të shmangni mikrobet dhe alergjenët. Nëse keni alergji ose vuani nga azma, provoni të ndërroni shtratin tuaj më shpesh për të parë nëse simptomat tuaja përmirësohen,” këshillojnë ekspertët.
Kur lani çarçafët duhet të keni parasysh 7 këshillat kryesore:
1) Gjithmonë shikoni me kujdes etiketën, pasi jo të gjitha materialet janë të njëjta.
2) Trajtoni paraprakisht çdo njollë përpara se t`i vendosni në lavatrice.
3) Ndiqni ciklin e duhur sipas udhëzimeve dhe temperaturën e ujit siç thuhet në etiketat.
4) Mos e mbushni makinën larëse plot pasi çarçafët kanë nevojë për hapësirë për gjatë larjes brenda në kazan si edhe për t`u tharë.
5) Shmangni përdorimin e fletëve tharëse e në vend të tyre, përdorni topa tharës.
6) Nëse keni mundësi, varini çarçafët në natyrë pasi i jep “një aromë tepër të freskët dhe lejon që rrezet e diellit t’i dezinfektojnë”.
7) Hekurosja e çarçafëve herë pas here mund të ndihmojë në zhdukjen e çdo mikrobi që mund të kenë shpëtuar ciklin e larjes.
Ndërkohë sipas ekspertëve, jorganët dhe jastëkët duhet të lahen çdo dy ose tre, apo të paktën dy herë në vit. Dysheku gjithashtu duhet të pastrohet të paktën cdo vit. SHIKO.NEWS